Fushata e Kadri Veselit nga PDK, për ta luftuar korrupsionin ka bërë që kryetari i LDK-së, Isa Musatafa, t’i reagoj duke e akuzuar kryetarin e PDK-së.
Mustafa ka thënë se Kadri Veseli nuk është bindës me fushatën e tij, për shkak se sipas Mustafës ai e ka mbjellur farën e korrupsionit dhe nepotizmit.
“Kjo fushatë e Kadri Veselit nuk është bindëse sepse nëse e kemi mbjellë farën e nepotizmit dhe korrupsionit është PDK dhe nëse dikush e ka mbjellë është vështirë e besueshme se do ta zhdukin korrupsionin”, ka deklaruar ai.
Mustafa më pas ka lavdëruar qeverinë e udhëhequr nga ai. Ka thënë se asnjë ministër sa kishte qeverisur ai nuk kishte pasur aktakuzë.
“Ne jemi të vendosur që ta luftojmë maksimalisht korrupsionin duke përfshirë edhe nepotizmin si komponentë të korrupsionit dhe vet fakti që në qeverinë time sa kam qeverisur nuk e kam pasur asnjë ministër me aktakuzë dhe asnjë rast kur është ngritur aktakuzë për ndonjë veprim të ndonjë ministrie flet se këtë farë nuk e kemi mbjellur ne, por ata. Mund të mbajë fushatë, sepse askush nuk mundet të ia ndalë, por vështirë t’i besohet”.