image Isa Mustafa thotë se do ta largojë nga lista kandidatin e dënuar për korrupsion

Politikë

Isa Mustafa thotë se do ta largojë nga lista kandidatin e dënuar për korrupsion

news image

Kryetari i Lidhjes demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka njoftuar se të gjithë kandidatët i LDK-së për deputetët të Kuvendit të Kosovës që kanë probleme me drejtësinë vendore do të largohen nga lista zgjedhore.

Ai ka përmendur Haki Raqin si personi cili është futur në këtë listë e më herët kishte qenë i dënuar për korrupsion.

“Të nderuar qytetarë. Çdo kandidat i LDK-së që identifikohet se ka pasur dhe ka problem me ligjin do të nxirret nga lista për deputetë të LDK-së. Do të veprohet sipas ligjit edhe për z. Raçi”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

Haki Raqi është njëri nga kandidatët e LDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës. Vite më parë e ka pranuar që ka kryer korrupsion.

Kjo pasi që rreth katër vjet me parë Prokuroria Themelore në Prishtinë e akuzonte Raqin dhe tre zyrtarë të tjerë të Komunës se Obiliqit për keqpërdorim të detyrës zyrtare./Sinjali/