image Isa Mustafa takohet edhe me Fatmir Limajn, parapërgatitet koalicioni qeverisës

Kosovë

Koalicioni/ Isa Mustafa takohet edhe me Fatmir Limajn, parapërgatitet koalicioni qeverisës

news image

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, përveç me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, është takuar sot edhe me kreun e Nismës, Fatmir Limajn, për të diskutuar për formimin e koalicionit të ri qeverisës.

Lajmin e ka konfirmuar deputeti Endrit Shala.

“Temë diskutimi ka qenë nevoja për krijimin e qeverisë së re dhe diskutime për koalicionin”, ka thënë Shala shkurtimisht.

Nga ora 16:30, partitë politike do të takohen në presidencë me kreun e shtetit. Presidenti Hashim Thaci ka bërë të ditur sot se do të ndërmarrë veprimet për krijimin e qeverisë së re. /Gazeta Sinjali/