Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në 100 vjetorin e lindjes ka përkujtuar Anton Çettën, për të cilin ka thënë se punoi pareshtur për pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve.
“Në 100 vjetorin e lindjes, kujtojmë sot shkrimtarin, folkloristin dhe patriotin shqiptar i cili mision jetësor e kishte paqen.
Anton Çetta punoi pareshtur për pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve si kryetar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve.
Plaku i urtë, në kohët më të vështira kishte fituar besimin e popullit të përfaqësonte LDK-në në Kuvendin e Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të para demokratike në 1992”, ka thënë Mustafa.
Tutje kryetari i LDK-së ka thënë se Anton Çetta dhe shumë veprimtarë të tjerë janë udhërrëfyes për gjithë historinë tonë, se si punohet për atdheun. /Gazeta Sinjali/
Kosovë
Kryetari/ Isa Mustafa përkujton veprimtarin Anton Çetta
Të tjera:
Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Alush Gashit
Kosovë
1779342061
Zgjedhjet e 7 qershorit, LVV e LDK sot mbajnë mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm
Zgjedhjet 2026
1778309145
LDK: Albin Kurti ua rriti dy herë çmimin e rrymës qytetarëve
Politikë
1706175964
Mandl: Partia e Ibrahim Rugovës, parti që ka nevojë Kosova
Politikë
1700405098
Abdixhiku: Në dy vite e gjysmë LDK-ja e Kosova u përball me populizmin
Politikë
1700403361
Shaip Kamberi merr pjesë në Kuvendin e LDK-së, tregon arsyen
Politikë
1700403080