image Irani zbarkon në Meksikë për Botërorin, SHBA refuzon vizat për disa zyrtarë

Botë

Irani zbarkon në Meksikë për Botërorin, SHBA refuzon vizat për disa zyrtarë

news image

Përfaqësuesja e Iranit ka mbërritur në Meksikë për të nisur përgatitjet për Kupën e Botës 2026, ndërsa pjesëmarrja e saj në turne po shoqërohet me polemika rreth vizave amerikane.

Ekipi iranian zbarkoi në Aeroportin Ndërkombëtar të Tijuanës, ku do të vendoset përkohësisht para ndeshjeve të fazës së grupeve që do t’i zhvillojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas raportimeve, autoritetet amerikane kanë lëshuar viza për lojtarët dhe stafin esencial të kombëtares, por hyrja në SHBA u është refuzuar 15 zyrtarëve dhe anëtarëve të tjerë të delegacionit iranian.

Federata iraniane e futbollit e ka cilësuar vendimin si ndërhyrje politike në sport, duke shprehur pakënaqësi për kufizimet e vendosura para nisjes së turneut.

Irani do të luajë të gjitha ndeshjet e grupit në territorin amerikan, ndërsa lojtarët dhe stafi i autorizuar pritet të udhëtojnë për çdo ndeshje sipas rregullave të përcaktuara nga autoritetet amerikane.

Botërori 2026 nis më 11 qershor dhe shënon një situatë të pazakontë, pasi Irani do të luajë në një nga vendet organizatore me të cilin aktualisht ka tensione të theksuara politike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/