COVID-19

Të infektuar

132

Të sheruar

16

Të vdekur

1

Siguri/ Irani thotë se nuk do ta dorëzojë kutinë e zezë të dëmtuar të avionit ukrainas

news image

Irani njoftoi se kutia e zezë e aeroplanit ukrainas, të cilin e rrëzoi vetë gabimisht pak kohë më parë është dëmtuar dhe se nuk ka në plan t’ia japë atë për shqyrtim asnjë vendi tjetër.

Lajmi u bë i ditur nëpërmjet medias shtetërore iraniane e cila citonte zyrtarë të lartë të vendit. Irani ka qenë nën presion të vazhdueshëm ndërkombëtar për të lejuar ekzaminimin e dhënave të kutisë së zezë.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha javën e kaluar se ai kishte thënë ministrit të Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif se duhej të kryhej një hetim i plotë dhe i pavarur rreth incidentit.

Avioni ukrainas me 176 persona në bord u rrëzua pak minuta pas nisjes nga aeroporti i Teheranit më 8 janar, gjë që çoi në vdekjen e të gjithë personave në bord.

Mes viktimave ishin 82 shtetas iranianë e 63 kanadezë, shumë prej tyre me origjinë iraniane. Incidenti ndodhi ndërsa forcat iraniane të mbrojtjes ajrore ndodheshin në gatishmëri të lartë pasi kishin sulmuar vetëm pak orë më parë me raketa balistike forcat amerikane në Irak. Sulmi me raketa ishte një kundërpërgjigje e Iranit ndaj vrasjes nga forcat amerikane të gjeneralit ushtarak Qasem Soleimani.

“Ne gëzojmë të drejtën ta këqyrim vetë kutinë e zezë. Kemi të drejtën të jemi të pranishëm në çdo ekzaminim të saj”, tha zoti Zarif. Ai tha se Teherani nuk do të lejonte që një vend tjetër të kryente shqyrtimin e kutisë së zezë në vend të Iranit. Por zoti Zarif shtoi se po zhvillon bisedimeve me vende të tjera, veçanërisht me Ukrainën lidhur me hetimin.

Ministri iranian i Mbrojtjes Amir Hatami tha se kutia e cila regjistron të dhëna mbi fluturimin kishte pësuar “dëme të dukshme dhe se i është kërkuar industrisë së mbrojtjes të ndihmojë në rregullimin e saj”. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: