Irani po rishikon mundësinë e vazhdimit të negociatave me Shtetet e Bashkuara, pas sulmeve amerikane të kryera natën e së martës ndaj objektivave iraniane.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, i cituar nga Rrjeti Studentor Iranian i Lajmeve (SNN).
Sipas tij, SHBA-ja dhe Izraeli kanë kryer “shkelje të përsëritura të armëpushimit”, duke dëmtuar kushtet e nevojshme për zhvillimin e diplomacisë.
Baghaei theksoi se diplomacia nuk mund të zhvillohet “në një vakum”, duke shtuar se nevojitet “një mjedis minimal ku diplomacia mund të funksionojë” në mënyrë që negociatat të ecin përpara.
“Fatkeqësisht, Shtetet e Bashkuara po e minojnë këtë proces përmes mesazheve kontradiktore, ndryshimeve të shpeshta në qëndrimet dhe kërkesat e tyre, si dhe përmes shkeljeve të përsëritura të armëpushimit”, citohet të ketë deklaruar ai.
Zëdhënësi iranian shtoi se edhe Izraeli ka treguar mungesë sinqeriteti përmes sulmeve të përsëritura në Liban.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!