image Irani paralajmëron kundërpërgjigje të ashpër ndaj SHBA-së: “Rajoni do të përballet me pasoja të mëdha”

Botë

Irani paralajmëron kundërpërgjigje të ashpër ndaj SHBA-së: “Rajoni do të përballet me pasoja të mëdha”

news image

Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë përshkallëzuar pas deklaratave të reja nga Teherani, i cili ka paralajmëruar një reagim të fuqishëm nëse Uashingtoni ndërmerr sulme ndaj infrastrukturës iraniane.

Një zëdhënës i ushtrisë iraniane ka deklaruar se çdo goditje amerikane ndaj objekteve strategjike të Iranit do të pasohet nga një kundërpërgjigje më e gjerë, duke paralajmëruar se pasojat mund të prekin infrastrukturën në të gjithë rajonin.

Deklarata erdhi pasi presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se SHBA-ja mund të godasë ura dhe termocentrale në Iran, nëse Teherani nuk rikthehet në bisedimet diplomatike.

Sipas zyrtarëve iranianë, përgjigjja e vendit nuk do të jetë vetëm një reagim i kufizuar, por një veprim që, sipas tyre, do të jetë më i fuqishëm dhe më i gjerë.

Zëdhënësi i ushtrisë iraniane, Ebrahim Zolfaghari, theksoi gjithashtu se Irani nuk do të lejojë ndërhyrje amerikane në Ngushticën e Hormuzit, duke e cilësuar këtë zonë si një vijë të kuqe për Teheranin.

Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim rritjen e retorikës mes dy vendeve, ndërsa kërkohen përpjekje diplomatike për shmangien e një përshkallëzimi të mëtejshëm në Lindjen e Mesme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/