Ministria e Jashtme e Iranit ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se kanë kryer një krim lufte gjatë valës së djeshme të sulmeve.
“Mbrëmë, në sulmet e saj të paligjshme në provincën Hormozgan, SHBA-ja kreu një tjetër krim të hapur lufte duke shënjestruar ura dhe duke vrarë tetë iranianë të pafajshëm – katër burra dhe katër gra – përfshirë dy vëllezër me aftësi të kufizuara”, tha zëdhënësi i ministrisë, Esmaeil Baqaei, raporton skynews – transmeton Sinjali.
“Populli iranian tani është më i vendosur dhe më i bashkuar se kurrë më parë, plotësisht i përkushtuar për t’i bërë armiqtë e tij të egër të pendohen hidhur për këtë agresion kriminal kundër atdheut të tyre të dashur”, shtoi ai.
Nga ana tjetër, Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (CENTCOM) tha se sulmet e djeshme përfshinë edhe “infrastrukturë logjistike ushtarake” në listën e objektivave të goditura, duke shënuar herën e parë në më shumë se një javë që përmend infrastrukturën si objektiv të sulmeve.
This is how the United States attempts to showcase its so-called “strength”: by attacking civilian infrastructure and killing civilians.
— Esmaeil Baqaei (@IRIMFA_SPOX) July 17, 2026
Last night, in its unlawful attacks on Hormuzgan Province, the US committed another blatant war crime by targetting bridges and murdering… pic.twitter.com/W77QAq0aYK
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!