image Irani akuzon SHBA-në për kërcënime ndaj objekteve bërthamore, paralajmëron kundërpërgjigje

Botë

Irani akuzon SHBA-në për kërcënime ndaj objekteve bërthamore, paralajmëron kundërpërgjigje

news image

Tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit janë përshkallëzuar sërish, pasi Irani ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po përdorin programin bërthamor si justifikim për veprime kundër vendit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, deklaroi se kërcënimet dhe sulmet e mundshme ndaj objekteve bërthamore iraniane përbëjnë shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe synojnë pengimin e zhvillimit shkencor të Iranit.

Sipas tij, aktivitetet bërthamore të Teheranit janë të deklaruara pranë Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), ndërsa pretendimet amerikane për një kompleks të fshehtë bërthamor në zonën e njohur si “Mali Pickaxe” i ka cilësuar si “pretekst për agresion dhe sabotim”.

Reagimi i Iranit vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA-ja mund të ndërmarrë sulme ndaj zonës pranë impiantit të pasurimit të uraniumit në Natanz.

Autoritetet iraniane kanë paralajmëruar se do t’i përgjigjen çdo veprimi që, sipas tyre, cenon sovranitetin dhe sigurinë kombëtare të vendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/