image Iran i jep dritë jeshile bisedimeve bërthamore me shtetet evropiane – vendi dhe koha s’janë përcaktuar ende

Botë

Iran i jep dritë jeshile bisedimeve bërthamore me shtetet evropiane – vendi dhe koha s’janë përcaktuar ende

news image

Republika Islamike e Iranit, së bashku me Britaninë e Madhe, Francën dhe Gjermaninë, janë pajtuar për të rifilluar bisedimet rreth programit bërthamor iranian, raporton agjencia shtetërore Tasnim disa ditë pasi tri fuqitë evropiane paralajmëruan se nëse negociatat nuk rinisin, sanksionet ndërkombëtare do të aktivizohen menjëherë.

Përfaqësuesit kanë thënë se “parimi i bisedimeve është rënë dakord”, por se konsultimet për kohën dhe vendin e takimit po vazhdojnë, pa vendosur akoma detaje të sakta. Këto zhvillime pasojnë takimin e ministrave të Jashtëm të E3-së dhe shefes së politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, me homologun iranian, Abbas Araghchi, të mbajtur pas sulmeve në objektet bërthamore iraniane nga Izraeli dhe SHBA-ja.

Tri shtetet evropiane kanë paralajmëruar se do të aktivizojnë mekanizmin “snapback” për rivendosjen e sanksioneve të OKB-së ndaj Iranit, nëse deri në fund të gushtit nuk ka përparim ose rifillim konkret në negociata.

Araghchi nga ana e tij ka reaguar duke i cilësuar këto masa si “taktika presioni të lodhura”, duke kërkuar një qasje të ndershme dhe të barabartë nga perëndimi për rifillimin e negociatave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/