Inspektorati Qendror i Punës (IQP) ka bërë të ditura detaje të reja lidhur me rastin e vdekjes së 62-vjeçarit në Prizren, i cili dyshohet se humbi jetën pasi ra nga kulmi i një shtëpie.
Sipas të dhënave fillestare të IQP-së, viktima nuk ka qenë i punësuar në punimet që po kryheshin në objekt. Aksidenti ka ndodhur në një shtëpi private, ku po zhvilloheshin punime për renovimin e kulmit.
Nga inspektimi është konstatuar se 62-vjeçari nuk ishte i angazhuar si punëtor, por kishte qenë në objekt pasi ishte vëllai i pronarit të shtëpisë.
IQP ka bërë të ditur se në këtë rast nuk ka ekzistuar marrëdhënie kontraktuale mes investitorit dhe punëkryesit, si dhe nuk është evidentuar marrëdhënie pune sipas përcaktimeve ligjore.
Rasti mbetet nën hetim nga autoritetet për të sqaruar të gjitha rrethanat që çuan deri te aksidenti tragjik.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!