Gazeta Sinjali mëson se dhjetëra hetues të Inspektoratit Policor kanë zbarkuar në stacionin policor – Jugu rreth orës 06:30.
Sinjalizuesit nga vendi i ngjarjes raportojnë se dhjetëra zyrtarë tashmë janë futur brenda stacionit policor dhe kanë arrestuar disa zyrtarë policorë.
Sinjali mëson se arsyeja e arrestimit të këtyre zyrtarëve policorë është dyshimi se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim të pozitës zyrtare”, “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës”, “falsifikim i dokumenteve zyrtare”, “pengim i të provuarit”, “marrje ryshfeti” dhe vepra të tjera.
Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar rreth zhvillimeve të reja…/Gazeta Sinjali/