image IPK e konfirmon për Sinjalin: Togeri u suspendua pasi dyshohet se keqpërdori pozitën

Siguri

IPK e konfirmon për Sinjalin: Togeri u suspendua pasi dyshohet se keqpërdori pozitën

news image

Inspektorati Policor i Kosovës e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali suspendimin e komandantit të nënstacionit policor në Gorazhdec të Pejës, Dimitrije Besovic, nën dyshimet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Në një përgjigje për Sinjalin nga IPK kanë bërë të ditur se togeri në fjalë është suspenduar pas një hetimi paraprak gjatë të cilit janë ngritur dyshimet se i njëjti ka kryer vepër penale.

 “Inspektorati Policor i Kosovës në këtë fazë të hetimeve ju konfirmon se ka filluar hetim paraprak ndaj të dyshuarit (me gradën toger policor në Nënstacionin Policor në Gorazhdec pranë Drejtorisë Rajonale Pejë) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” .

Në interes të hetimit IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e të dyshuarit  deri në një vendim tjetër.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/