image IPK arreston një zyrtar policor në Viti, këto janë veprat që rëndojnë mbi të

Siguri

IPK arreston një zyrtar policor në Viti, këto janë veprat që rëndojnë mbi të

news image

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot pasdite një zyrtar policor në Viti, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Kanosje” dhe “Pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, arrestimi i policit të dyshuar erdhi pas informacioneve që IPK mori nga Policia e Kosovës se zyrtari policor dyshohet se ka kanosur dhe penguar disa zyrtarë KEDS-it në Viti të cilët kanë qenë në detyrë dhe të asistuar edhe nga njësi policore.

“Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë  kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor  i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë .

Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/