image “Iphone X e Samusng S8” – Telekomi bleu telefona mbi 170 mijë euro

Kosovë

Tender/ “Iphone X e Samusng S8” – Telekomi bleu telefona mbi 170 mijë euro

news image

Telekomi i Kosovës në kohën kur kjo ndërmarrje po përballet me probleme financiare, ka planifikuar të shpenzojë mbi 170 mijë euro për telefona mobil.

Tenderi “Furnizim me pajisje mobile telekomunikuese” në vlerë 171 mijë euro tashmë është publikuar në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP).Me këtë shumë planifikohet të blihen gjithsej 305 telefona mobil.

Në mesin e tyre 131 janë IPhone X dhe 68 tjerë të markës ‘Samsung Galaxy S8’. Pjesa tjetër janë po ashtu nga këto dy marka por më të vjetër për nga viti i prodhimit.

Buletini Ekonomik ka siguruar tabelën me telefonat që po kërkohen nga Telekomi. Meqë tenderi ende është në fazat fillestare, ende nuk dihet kompania fituese, si dhe arsyet që e shtynë menaxhmentin në shpenzimin e gjithë këtyre mjeteve.

Ndryshe, këto shpenzime po ndodhin në kohën kur ndërmarrja është në gjendje të rëndë financiare dhe në kohën e privatizimit të saj.

Tashmë Kompania “Detecon”, degë e Deutche Telekom, është përzgjedhur nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për përgatitjen e Telekomit të Kosovës për privatizim. Ky projekt pritet që të zgjasë rreth 5 muaj dhe më pas do të hapet faza tenderuese për privatizimin e 51 për qind të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër do të mbetet në pronësi të Qeverisë.