Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të intervistohet sot nga prokurorët e dhomave të specializuara në Hagë, lidhur me akuzat për rreth 100 vrasje, shkruan Gazeta Sinjali.
Para fillimit të këtij intervistimi, ka reaguar kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i cili po ashtu po akuzohet për këto vrasje.
Veseli intervistimin e Thaçit e ka quajtur betejë të Kosovë, e cila thotë se do të jetë triumfuese.
“Triumfuese do të jetë edhe kjo betejë e Kosovës, në të cilën sërish do të jemi bashkë me vëllain tim nga lufta, Hashim Thaçi. Sepse, e drejtë, e pastër dhe triumfuese ishte edhe lufta jonë çlirimtare. Prandaj, po, dielli do të lindë përsëri”, ka shkruar ai në Facebook, duke ia bashkëngjitur një fotografi të përbashkët me presidentin./Gazeta Sinjali/