image Intervenojnë policët pasi tifozët çekë shkojnë për të provokuar futbollistët kosovarë

Futboll

Sport/ Intervenojnë policët pasi tifozët çekë shkojnë për të provokuar futbollistët kosovarë

news image

Policia e Republikës së Çekisë, ka intervenuar pasi rreth 20 tifozë çek janë afruar hotelit ku po qëndrojnë futbollistët e Kosovës duke brohoritur “Kosova është Serbi”

Sipas asaj që raporton KTV, policia ka larguar personat për të evituar një përplasje të mundshme me tifozët e Kosovës.

Shumë tifozë të Kosovës po qëndrojnë afër hotelit ku janë futbollistët e Kosovës. Afër tyre ka shumë policë.

Ndeshja nis në orën 20:45 dhe është vendimtare për fatin e dy kombëtareve në rrugën drejt Evropianit 2020. Nëse Kosova fiton shton ndjeshëm shanset për kualifikim, ndërsa nëse fiton Çekia ajo do të sigurojë automatikisht kualifikimin.