image INTERPOL e arreston në Spanjë shqiptarin e shpallur në kërkim

Evropë

INTERPOL e arreston në Spanjë shqiptarin e shpallur në kërkim

news image

Policia e shtetit shqiptar bën të ditur se falë bashkëpunimit me INTERPOL-in ka arritur të bëjë kapjen e një shtetasi shqiptar në Spanjë.

I arrestuari dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në vitin 2018, ka vendosur masën e sigurimit ‘Arrest me burg’, për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’, ‘Trafikimi i lëndëve narkotike’, e kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të ‘Grupit të strukturuar kriminal’, ‘Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal'”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë./Gazeta Sinjali/