image Interi synon yllin e ri të Barcelonës, Fermin Lopez

Futboll

Interi synon yllin e ri të Barcelonës, Fermin Lopez

news image

Rritja e tij e shpejtë nuk ka kaluar pa u vënë re. Fermin Lopez, talenti i mesfushës së Barcelonës, është futur seriozisht në orbitën e Interit.

Klubi italian po e sheh 21-vjeçarin si zëvendësuesin ideal për Henrikh Mkhitaryan, mesfushorin me përvojë që mbush 37 vjeç vitin e ardhshëm dhe ka kontratë deri në 2026, sipas mediave italiane.

Performanca mbresëlënëse e Fermín López, sidomos në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve kundër vetë Interit, ka bërë që drejtuesit teknikë të zikaltërve ta vlerësojnë si një investim për të tashmen dhe të ardhmen.

Edhe pse ai ka zgjatur kontratën me Barcelonën deri në vitin 2029, Interi nuk e përjashton mundësinë e një transferimi, duke parë nevojën për freski në mesfushë dhe energji të re në projektin afatgjatë të klubit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/