image Interi fiton pastër ndaj Veronës, i afrohet Milanit në një pikë

Futboll

Interi fiton pastër ndaj Veronës, i afrohet Milanit në një pikë

news image

Interi ka shënuar fitore ndaj skuadrës së Veronës në duelin e xhiros së 31-të në Serie A, shkruan Sinjali Sport.

“Zikaltrit” triumfuan me rezultat të pastër 2-0 në shtëpi ndaj Veronës.

Për ‘Nerazurët’ realizuan Nicolo Barella në minutën e 22-të dhe Edin Dzeko në minutën e 30-të, me dy asistime të Ivan Perisic.

Interi tani pozicionohet në pozitën e dytë në tabelë me 66 pikë të mbledhura, aq sa ka edhe Napoli, me vetëm një pikë më pak sesa Milani që ndodhen në pozitën e parë.

/GazetaSinjaliSport/