image Inter dhe Manchester United sigurojnë kalimin në çerekfinale

Futboll

Inter dhe Manchester United sigurojnë kalimin në çerekfinale

news image

Inter dhe Manchester United kanë arritur që të fitojnë në ndeshjet e sotme dhe të sigurojnë kështu kalimin në çerekfinale të Evropa Ligës.

Inter arriti fitore kundër Getafes me rezultat 2-0 me golat e shënuar nga Lukaku dhe Eriksen, shkruan Gazeta Sinjali.

Getafe po ashtu pati një shans të mirë për të shënuar mirëpo Molina nuk arriti të shënojë nga penalltia.

Kurse United në këtë ndeshje luajti pa presion pasi që ndeshjen e parë e kishte fituar me rezultat 5-0 ndërsa në ndeshjen e sotme arriti fitore me rezultat 2-1.

Në çerekfinale gjatë ditës së sotme kaluan po ashtu edhe Copenhagen dhe Shakhtar Donetsk.

/Gazeta Sinjali/