Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme të gjitha mostrat e dyshimta për koronavirus kanë dalur negative.
“Nga data 08.02.2020 deri me 18.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 319 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej njëzet raste kanë rezultuar pozitive”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Insitutitit.
Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 20 raste me koronavirus./Gazeta Sinjali/