image Instalohet lifti i parë jashtë një ndërtese në Prishtinë, zgjidhje për banoren me nevoja të veçanta

Kosovë

Njoftim/ Instalohet lifti i parë jashtë një ndërtese në Prishtinë, zgjidhje për banoren me nevoja të veçanta

news image

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se tashmë është instaluar një ashensor jashtë njërës nga ndërtesat e lagjes së vjetër të Prishtinës.

Ky është ashensori i parë jashtë ndërtesës në Komunën e Prishtinës, ka thënë Ahmeti i cili po ashtu njoftoi se është bërë në bashkëpunim me banorët.

Në katet e larta të kësaj ndërtese banon edhe një person me nevoja të veçanta, për të cilën është bërë shumë më e lehtë lëvizja.

“Punët nuk ndalen! Lifti i parë që kemi instaluar jashtë ndërtesës në një lagje të “vjetër” të Prishtinës. Në bashkëpunim me banorët zgjidhja është edhe me e kuptimtë për shkak të banores me nevoja të veçanta në katet e larta të ndërtesës”, shkruan Ahmeti./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159617429727166