image Instalohen 187 panele diellore, por inxhinierët harrojnë t’i lidhin me rrjetin e energjisë!

Qesharake

Instalohen 187 panele diellore, por inxhinierët harrojnë t’i lidhin me rrjetin e energjisë!

news image

Qyteti francez i Roubaix njoftoi me entuziazëm të madh se kishte blerë 187 panele diellore për të gjeneruar një pjesë të energjisë elektrike të kërkuar për një nga ndërtesat publike, shkruan faqja e internetit notiziedelmondo.it.

Panelet u instaluan për një kosto prej 103 000 eurosh, por inxhinierët harruan t’i lidhnin ato me rrjetin elektrik të ndërtesës, dhe për këtë arsye panelet nuk furnizonin me energji, derisa gabimi u zbulua gjashtë muaj më vonë.

Dështimi i lidhjes doli rastësisht dhe autoritetet e Roubaix kanë pranuar gabimin.

Ende nuk ka detaje për shkaqet dhe përgjegjësitë e gabimit të rëndë/ATSH.

/ Gazeta Sinjali/