image Inspektorati e obligon Bordin e KEK-ut ta kthejë në punë ish-drejtorin Njazi Thaçi

Kosovë

Inspektorati e obligon Bordin e KEK-ut ta kthejë në punë ish-drejtorin Njazi Thaçi

news image

Inspektorati i Punës ka nxjerr një vendim përmes së cilit ka obliguar Bordin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) që të anuloj vendimin për shkarkimin e drejtorit të kësaj ndërmarrjeje, Njazi Thaçin dhe të njëjtin ta kthej në vendin e tij të punës.

Sipas dokumenteve, Inspektorati i Punës konstaton se shkarkimi është bërë në kundërshtim me ligjin.

Në pikën I të vendimit të Inspektoratit thuhet se ankesa e Njazi Thaçit e bërë në këtë Institucion është e bazuar.

Kurse, në pikën II thuhet se vendimi i Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës është në kundërshtim me Ligjin e Punës, por edhe ligje tjera të aplikueshme në vendin tonë.

Inspektorati i Punës i ka dhënë kohë prej 8 ditësh Bordit të Përkohshëm të KEK-ut, që të zbatoj këtë vendim, dhe të eliminoj të gjitha parregullsitë në lidhje me rastin, në të kundërtën, nëse KEK-u nuk zbaton këtë vendim atëherë do të shqiptohet masa e dënimit më gjobë ndaj kësaj ndërmarrje publike.

Ndryshe, Njazi Thaçi u shkarkua nga pozita e drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës rreth një muaj më parë me arsyetimin se ka keqmenxhuar më këtë ndërmarrje publike. Sharkimi u bë nga Bordi i Përkohshëm i kësaj korporate, një ditë pasi Qeveria mori vendim për shkarkimine e Bordit të Drejtorëve./Gazeta Sinjali/