image Inspektorati dënon AAK-në dhe Nismën me nga 2 mijë euro për organizimin e tubimeve politike

Kosovë

Inspektorati dënon AAK-në dhe Nismën me nga 2 mijë euro për organizimin e tubimeve politike

news image

Drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka bërë të ditur se dy subjektet politike, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate janë dënuar me nga 2 mijë euro pasi që të njëjtat po organizojnë tubime politike në kohë pandemie, shkruan Gazeta Sinjali.

Tahiri ka paralajmëruar se komuna e Prishtinës do të vazhdojë me shqiptimin e gjobave për subjektet politike që organizojnë tubime në kundërshtim me vendimet qeveritare, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një shkrimi në Facebook, Tahiri ka shtuar se Inspekcioni i Rendit Komunal po angazhohet në identifikimin dhe marrjen e masave ndaj secilit subjekt, brenda territorit të kryeqytetit.

Askush mbi ligjin! Vazhdojmë me shqiptimin e gjobave për subjektet politike që organizojnë tubime në kundërshtim me vendimet qeveritare dhe ligjet në fuqi. Inspekcioni i Rendit Komunal po angazhohet në identifikimin dhe marrjen e masave ndaj secilit subjekt – shkelës të ligjit – brenda territorit të Kryeqytetit. Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë, vlen për të gjithë!”, ka shkruar Tahiri.

Kujtojmë se Inspektorati në Prishtinë kishte dënuar edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës me dy mijë euro për shkelje të rregullave të pandemisë në një tubim zgjedhor. /Gazeta Sinjali