image Inspektorati në aksion – punëtorët e ndërtimtarisë dhe gratë shtatzëna duke punuar përkundër vendimit të MSH-së

Kosovë

Inspektorati në aksion – punëtorët e ndërtimtarisë dhe gratë shtatzëna duke punuar përkundër vendimit të MSH-së

news image

Për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë dje ka marrë vendim që të kufizohet orari i punës. Për 1 javë disa kategori do të kenë lirim apo reduktim të orarit të punës.

Fjala është për gratë shtatzëna dhe për punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë.

Por, përkundër vendimit që është marrë, në disa qytete ka vazhduar të punohet në sektorin e ndërtimtarisë.

Nga disa pamje të publikuara sot – shihet se një kompani e ndërtimit në Prishtinë nuk po respekton udhëzimet e Qeverisë, dhe se punëtorët po vazhdojnë të punojnë në këto temperatura të larta.

Ndërkaq, Inspektorati i Punës në Prishtinë ka nisur aksionin për kontrollë në këto dy sektore dhe ka vërejtur se përveç kompanive të ndërtimit të cilat nuk po përfillin këtë rregullore, edhe gratë shtatzëna janë duke punuar.

Më poshtë vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

1. Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 lirohen nga puna gratë shtatzëna.

2. Në rast të pamundësisë së lirimit nga puna sipas paragrafit 1 të këtij vendimi, gratë shtatzëna punojnë nga shtëpitë.

4. Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00 – 17:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Ky vendim është marrë duke pasur parasysh praktikat më të mira për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve gjatë periudhave me temperatura të larta.

Këshilla dhe rekomandime për t’u mbrojtur nga nxehtësia dhe temperaturat e larta kanë dhënë edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

IKSHPK ka kërkuar që qytetarët të shmangin daljet jashtë dhe po ashtu të mos bëjnë aktivitete të rënda gjatë kohës më të nxehtë të ditës.

/GazetaSinjali/