Inspektorati Qendror i Punës ka ndërprerë punimet në një objekt në Fushë Kosovë, pas konstatimit të shkeljeve të dispozitave ligjore që lidhen me sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.
Gjatë inspektimit janë evidentuar parregullsi që, sipas Inspektoratit, paraqesin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëmarrësve.
Për këtë arsye, është urdhëruar ndalimi i menjëhershëm i punimeve deri në eliminimin e të gjitha mangësive të konstatuara dhe përmbushjen e kërkesave ligjore për krijimin e një ambienti të sigurt pune.
Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet në terren dhe ndërmarrjen e masave ndaj rasteve që cenojnë sigurinë e punëtorëve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!