image Inspektorati largon nga tregu këtë produkt, nuk është i sigurt

Siguri

Inspektorati largon nga tregu këtë produkt, nuk është i sigurt

news image

Inspektorati i Tregut në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se ka larguar nga tregu një ndërprerës për instalime elektrike Easypact CVS i brendit Schneider.

Ky vendim vjen pasi sipas tyre produkti nuk është i sigurt që të përdoret.

Inspektorati u bën thirrje qytetarëve që të njoftojnë në rast se e shohin këtë produkt në dyqane.

Përshkrimi i rrezikut: Easy Pact CVS potencialisht të prekur mund të përmbajnë një komponent të papërshtatshëm që mund të bëjë, në kushte të caktuara, automati të mos funksionojë siç është synuar (në prodhimin e tij). Nëse ndodh diçka e tillë, mund të ekzistojë rreziku për lëndim personal të përdoruesit dhe/ose dëmtim të pronës”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/