image Inspektorati i Prishtinës aksion në orët e vona, shqipton gjoba e konfiskon targa

Kosovë

Inspektorati i Prishtinës aksion në orët e vona, shqipton gjoba e konfiskon targa

news image

Inspektorati i Prishtinës ka vazhduar inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollimin e taksive ilegale dhe atyre të rregullt.

Drejtori i Inspeksionit, Florian Dushi, përmes një shkrimi ka thënë se inspektimi ka vazhduar në mbrëmjen e së premtes.

“Inspektorati i Kryqytetit sonte edhe në orët e vona ka vazhduar inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taxive ilegal dhe të rregullt në pjesë të ndryshme të kryeqytetit”, u shpreh ai.

Tutje, Dushi ka thënë se janë shqiptuar gjoba e konfiskuar targa:

“Gjatë këtij aksioni janë shqiptuar gjoba dhe konfiskuar targa të të gjithë atyre që veprimtarinë e tyre janë duke e ushtruar pa leje të organeve kompetente ose në kundërshtim me rregulloret e Kryeqytetit”.

/GazetaSinjali/