image Inspektorati hap rast për barnatoren në Kamenicë që rriti çmimin e dezinfektuesit

Kosovë

Inspektorati hap rast për barnatoren në Kamenicë që rriti çmimin e dezinfektuesit

news image

Inspektorati i Komunës së Kamenicës ka hapur rast ndaj barnatores e cila rriti çmimin e dezinfektuesit të duarve, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur Ramadan Basha nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektoratit në Komunën e Kamenicës.

“Sot inspektoriati është marrë me këtë rast dhe është në procedurë. Ne ju inkurajojmë që të raportoni për çdo rast të këtij lloji”, ka qenë komenti i Bashës në postimin e Gazetës Sinjali, për barnatoren e cila po shet dezinfektues deri në 7 euro.

Qeveria ka apeluar qytetarët që të raportojnë rastet e rrijtes së çmimve në numrin 0 800 80 800 /Gazeta Sinjali/