image Inspektorati e dënon RTK-në edhe me 4 mijë e 900 euro të tjera

Sociale

Inspektorati e dënon RTK-në edhe me 4 mijë e 900 euro të tjera

news image

Inspektorati i Punës e ka dënuar Radio Televizionin e Kosovës me 4 mijë e 900 euro. Gjobë i është shqiptuar edhe drejtorit të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj që u dënua me 500 euro.

Krejt kjo për shkak të degradimit të Udhëheqësit të Departamentit të Marketingut në RTK. Kështu ka njoftuar Sindikata e Punëtorëve në RTK.

Komunikata:

Inspektorati i Punës denon RTK-në me 4900 euro si dhe drejtorin gjeneral të saj, Shkumbin Ahmetxhekaj me 500 euro.

Inspektorati i Punës ka denuar Radiotelevizionin e Kosovës me 4900 euro gjobë si dhe drejtorin gjeneral, Shkumbin Ahmetxhekaj me 500 euro për shkak të shkeljes së ligjit të punës dhe rregulloreve të RTK-së me rastin e degradimit të Udhëheqësit të departamentit të Marketingut, për mos zbatim të vendimit të IP-së si dhe për mospërfilljen e zbatimit të dispozitave të ligjit të punës.

Kjo është gjoba e dytë brenda një muaji që i shqiptohet RTK-së nga Inspektorati i Punës, që në total kap shifrën 8400 euro.

Në vendimin e Inspektoratit të Punës thuhet se ankesa eventuale nuk e shtynë ekzekutimin. RTK obligohet që gjobën e shqiptuar në lartësi prej 4900 euro ta paguaj në afat prej 8 (tetë) ditësh nga dita e pranimit të Vendimit.

Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, për përgjegjësinë direkte të mos ekzekutimit të Vendimit i shqiptohet gjobë në lartësinë prej 500 euro, dhe i njejti obligohet që në afat prej tetë (8) ditësh nga dita e pranimit të këtij vendimi, ta paguajë atë.

Sipas Inspektoratit të Punës. RTK është e obliguar që një kopje të fletpagesës t’ia prezentojë IP-së në afat prej tre (3) ditësh nga dita e skadimit të afatit prej tetë (8) ditësh të cekur më lartë.

SPRTK kërkon nga Bordi i RTK-së si dhe nga Kuvendi i Kosovës që të reagojnë me urgjencë për shkak se nëse vazhdohet me këtë trend të paligjshmërive dhe gjobave, funksionimi i Transmetuesit Publik do të rrezikohet seriozisht.

/GazetaSinjali/