Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot ka mbajtur një takim konsultative me liderët e partive parlamentare, për të diskutuar rreth krijimit të një qeverie të re, pas rrëzimit të qeverisë aktuale të udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Por, Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka reaguar lidhur me pakujdesinë që sipas tij politikanët treguan në këtë mbledhje, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Tahirit, Inspektorati i nivelit qendror duhet që secilit/selicës në këtë tavolinë t’ia shqiptojë gjobat që po i përmendim çdo ditë: 1000-2000€ për person fizik; 3000-8000€ për person juridik; 500-1500€ për person përgjegjës.
“Një tavolinë, plot gërrdi! Asnjë nga masat nuk respektohet! As mbajtje të distancës, as maska, as dorëza. Nëse dje suspenduat udhëheqës policor e të ngjashëm, që ishin takuar në numër shumë më të vogël e në ambient të hapur, çka me bo me juve sot? Inspektorati i nivelit qendror duhet që secilit/selicës në këtë tavolinë t’ia shqiptojë gjobat që po i përmendim çdo ditë: 1000-2000€ për person fizik; 3000-8000€ për person juridik; 500-1500€ për person përgjegjës. Apo, vazhdojnë këta/këto të jenë mbi çdo ligj e mbi çdo urdhërese?”, ka shkruar ai në profilin e tij zyrtar në Facebook./GazetaSinjali/