Inspektorati i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së bashku me Policinë e Kosovës janë duke zhvilluar një operacion në të gjitha rajonet e Kosovës për të inspektuar lokalet se a janë duke i respektuar masat antiCOVID, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, për Sinjalin ka konfirmuar lajmin si dhe ka njoftuar se të gjithë ata që nuk i respektojnë masat antiCOVID do të gjobiten.
“Po, është duke u zhvilluar aksioni. Për momentin jemi në Mitrovicë, por aksioni është duke u zhvilluar në të gjitha rajonet e Kosovës”, tha ndër të tjera Thaçi për Sinjalin.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar disa foto ku shihet se inspektorati së bashku me Policinë po shqiptojnë gjobat brenda lokaleve./Gazeta Sinjali/