Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë duke inspektuar linjën teknike në rrjetin e ujësjellësit duke filluar nga lagjja “Arbëria” e deri në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Sipas një njoftimi për media, inspektimi realizohet në dyshimin e bazuar në dëmtim nga disa palë të treta, për të cilat ujësjellësi nuk është informuar me kohë, derisa ende nuk dihen saktësisht shkaqet e defekteve në rrjet.
“Pa ujë të pijshëm, nga orët e hershme të ditës së sotme janë katet e larta të ndërtesave të reja në njërën pjesë të lagjes ‘Arbëria’ dhe ‘Dardania’. Derisa të detektohet saktësisht rrjeti, ujësjellësi rajonal Prishtina kërkon mirëkuptim nga konsumatorët”, thuhet në njoftim.