image Inspekcioni i Gjilanit rrënon një objekt të ndërtuar në pronën komunale

Sociale

Inspekcioni i Gjilanit rrënon një objekt të ndërtuar në pronën komunale

news image

Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan ka bërë rrënimin edhe të një objekti, i cili po ndërtohej në pronën komunale, në lagjen ‘Arbëria’.

Drejtori i Inspeksionit, Nevzad Rushiti, ka bërë të ditur se nuk do të ketë tolerancë ndaj atyre që tentojnë të ndërtojnë në pronën komunale, por as ndaj atyre që tentojnë të ndërtojnë pa leje.

Ai ka paralajmëruar se përpos rrënimit, këta persona do të përballen edhe me organet e drejtësisë, pasi uzurpimi i pronës komunale konsiderohet vepër e rëndë.

Ai po ashtu ka treguar se Gjilani do të vazhdojë të lirojë hapësirat publike nga rrethojat e metalta në qytet./Gazeta Sinjali/