Tregu i automjeteve në Fushë Kosovë funksionon çdo të dielë për tregtarët. Ky treg nis punën në orët e hershme të mëngjesit dhe personat që merren me tregti, e shfrytëzojnë kohën për shitje apo blerje të veturave, kafshëve, veshmbathjeve dhe gjësendeve të tjera. Por, mëngjesi i sotëm doli të jetë pak më ndryshe, shkruan Gazeta Sinjali.
Drejtoria e Inspekcionit, Komuna e Prishtinës njofton se sot ka zhvilluar një aksion në koordinim me Policinë e Kosovës, me qëllim të lirimit të hapësirave publike në rrugët në afërsi të Tregut të veturave.
Sipas Drejtorisë së Inspekcionit aty rrezikohet edhe shëndeti i qytetarëve “nga therrja (prerja) e shpezëve në kushte totalisht të papërshtatshme”.