image Inskenuan grabitje parash në një kompani në Gjilan, arrestohen punëtori dhe dy të dyshuar të tjerë

Siguri

Inskenuan grabitje parash në një kompani në Gjilan, arrestohen punëtori dhe dy të dyshuar të tjerë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar në Livoq të Gjilanit, pasi të njëjtit në bashkëveprim kanë inskenuar grabitjen e një sasie parash nga njëri prej të dyshuarve.

Sipas Policisë, derisa ky i fundit ka qenë duke punuar në një kompani, dy të dyshuarit tjerë gjoja se i kanë grabitur një shumë parash prej 1 mijë e 376 euro.

“Gjatë intervistimit është vërtetuar se rasti është inskenuar në bashkëveprim mes të dyshuarve. Me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, bën të ditur Policia. 

/GazetaSinjali/