Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar në Livoq të Gjilanit, pasi të njëjtit në bashkëveprim kanë inskenuar grabitjen e një sasie parash nga njëri prej të dyshuarve.
Sipas Policisë, derisa ky i fundit ka qenë duke punuar në një kompani, dy të dyshuarit tjerë gjoja se i kanë grabitur një shumë parash prej 1 mijë e 376 euro.
“Gjatë intervistimit është vërtetuar se rasti është inskenuar në bashkëveprim mes të dyshuarve. Me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, bën të ditur Policia.