image Policia niset hetimet pas mbishkrimeve fyese ndaj deputetes Adelina Grainca

Siguri

Policia niset hetimet pas mbishkrimeve fyese ndaj deputetes Adelina Grainca

news image

Mbrëmë Gazeta Sinjali raportoi se në muret e oborrit të shtëpisë së deputetes së LVV-së, Adelina Granicës në Ferizaj janë shkruar grafite fyese: “Bijat i shesim, votat i qesim”.

Burimet të Gazetës Sinjali brenda Policisë njoftojnë se lidhur me këtë ngjarje është hapur rast si “ngacmim”.

Të njëjtat burime njoftojnë se grafitë të tilla përveç në murin e oborrit të shtëpisë, janë shkruar edhe në dritaret e lokaleve të një objekti banesor të familjes Grainca.

Sipas këtyre burimeve, hetimet për këtë rast kanë filluar.

Këto grafitë të shkruara iu referuan kalimit të Adelina Graincës në Grupin parlamentar të VV-së nga PDK-ja dhe pjesëmarrjen e saj në votimin për president.

/GazetaSinjali/