image Iniciohet procedurë disiplinore ndaj prokurores në rastin e dhunimit të 15-vjeçares

Drejtësi

Iniciohet procedurë disiplinore ndaj prokurores në rastin e dhunimit të 15-vjeçares

news image

Prokuroria Themelore në Pejë, ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj prokurores Lirije Morina, e cila ka përfaqësuar lëndën e dhunimit të 15-vjeçares, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky vendim erdhi një ditë pas kërkesës së Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, drejtuar Kryeprokurorit të Pejës, Agim Kurmehaj që të rishqyrtojë lëndën e prokurores Lirije Morina, lidhur me dhunimin e 15-vjeçares në Gjakovë.

Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik lidhur me çështjen penale PP.nr.68/12, për veprën penale “Dhunimi”, nga neni 193, paragrafi 3 i KPK-së, se Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Agim Kurmehaj, pas analizimit të gjitha shkresave të lëndës, konform Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, sipas detyrës zyrtare, ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj prokurores, e cila ka përfaqësuar këtë lëndë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Pejës.

Prokurorja Lirije Morina ishte pajtuar me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë për dënimin me 8 muaj e 8 ditë burgim ndaj të akuzuarit për dhunimin seksual të një 15-vjeçareje, në vitin 2012./GazetaSinjali/