image Iniciohet debat parlamentar për rritjen e çmimeve dhe mosrritjen e pagave

Politikë

Iniciohet debat parlamentar për rritjen e çmimeve dhe mosrritjen e pagave

news image

Nga Grupi Parlamentar i AAK-së kanë thënë se mbeten të shqetësuar me rritjen enorme të çmimeve dhe jostabilitetin ekonomik në vend.

Deputeti Pal Lekaj në tryezën e organizuar nga ky grup parlamentar për këtë temë tha se rritja e çmimeve është bërë e papërballueshme për qytetarët.

Deputeti Lekaj ka marrë iniciativën për mbajtjen e një debati parlamentar lidhur me rritjen e çmimeve dhe mosrritjen e pagave.

Sakip Imeri nga Autoriteti i Konkurrencës tha se mandati i këtij autoriteti është të mbajë konkurrencën e lirë në treg pra jo, siç tha ai, për rritjen e çmimeve.

Në këtë tryezë, e cila po mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, po marrin pjesë edhe përfaqësues nga shoqatat e konsumatorëve dhe biznesit.

/GazetaSinjali/