image Informacionet e reja për të mbyturit në plazhin e Kavajës: "Ishin pjesë e një grupi turistik dhe po laheshin...”

Shqipëri

Informacionet e reja për të mbyturit në plazhin e Kavajës: “Ishin pjesë e një grupi turistik dhe po laheshin…”

news image

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të “Vrojtuesit të Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, Gent Lasku në një lidhje direkte për ‘News24’ ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë në Spille, ku u mbytën 2 pushues nga Maqedonia e Veriut.

Lasku tha se pushuesit kanë qenë duke u larë në plazhin publik, ku nuk ka pasur vrojtues plazhi. Mes të tjerash ai dha dhe një detaj tjetër për ngjarjen, ndërsa shtoi se dy pushuesve iu bë masazh kardiak, por nuk u bë e mundur kthimi i tyre në jetë.

“Ngjarja ka ndodhur sot. Më lejoni t’i shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave. Shpreh keqardhjen në emrin timin dhe të institucionit qe drejtoj. Vrojtues plazh nuk ka pasur në vendin ku na ndodhur ngjarja ne Spille. Ata kanë qenë pjesë e një grupi turistik nga Maqedonia e Veriut. Kane qenë në plazhin publik. Vrojtuesi ka ndërhyrë kur ka parë trupat në ujë. Si fillim ka parë një trup. Por kur ka hyrë në det më tej ka parë dy trupa. Ata nuk kanë qenë pjesë e atij plazhi që monitorohej. Ata janë nga Maqedonia e Veriut. Rreth 63 deri në 70 vjeç. Shkaku i mbytjes ka qenë arresti kardiak. Të dy janë meshkuj. Është bërë masazh kardiak nga vrojtuesit e plazhit dhe më pas nga ndihma e parë. Ndihma e specializuar është dhënë dhe me mjetet më të fundit. Nuk është bërë e mundur rikthimi në jetë me parametrat e tyre. Duhet patjetër një vrojtues plazhi, pasi ata japin ndihme te specializuar. Një grua ka qenë duke u larë me dy meshkujt, viktimat. Ndërsa nuk dihet se ku ndodhet, nëse ka dalë apo është mbytur”, tha ai. /GazetaSinjali/