Infermieri i QKUK-së, Enlirat Duraku, ka më shumë se dy javë që ka hyrë në një grevë urie pasi që Qeveria nuk i ka plotësuar kërkesat e tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Ditëve të fundit atij i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe për këtë arsye është shtrirë në Klinikën Emergjente për trajtim të mëtutjeshëm.
Por, përmes një postimi në Facebook ai bëri thirrje kolegëve të tij që t’iu bashkangjiten në këtë grevë derisa të plotësohen kërkesat e tyre.
Postimi i plotë:
2195 infermier në QKUK !
Herën e parë mbeta vetëm !
Kush me bashkangjitet në Grevë Urie dhe etje ?
A ka asi trima, guxim dhe te vendosun që me i realizu kërkesat :
1. Rritja e pagesës së natës
2. Pagesa e orëve shtesë dhe vikendeve
3. Pagesa e rrezikshmërisë në punë
Kësaj here para SHSKUK-së, batanijet i organizoj une.
Jo like postimit por PO ose JO .
Enlirat K. Duraku
Infermier COVID