image Infermieri i QKUK-së jep dorëheqje nga puna dhe ndërpret grevën pas 25 ditësh: Humba 18 kilogramë

Shëndetësi

Infermieri i QKUK-së jep dorëheqje nga puna dhe ndërpret grevën pas 25 ditësh: Humba 18 kilogramë

news image

Infermieri i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Enlirat Duraku, ka njoftuar se ka dhënë përfundimisht dorëheqje nga vendi i tij i punës në këtë institucion dhe se e ka ndërprerë grevën gati 1 mujore, shkruan Gazeta Sinjali.

Duraku ka thënë se që nga fillimi i grevës ka humbur 18 kilogramë, duke rënë në 66 kg nga 84 sa kishte para fillimit të grevës së urisë.

“Nga sonte e ndërpres grevën pasi që nuk ka qëllim më, ndërsa ju nuk më përkrahët asnjë. Ma bëni hallall, mirëpo ju duket se jeni të kënaqur me trajtimin që infermierit po i bëhet. Për ata që kanë pasur respekt edhe i kam respektuar, çdo të mirë në jetë, ndërsa për të tjerët Lus Allahun e Madhërishëm që paratë që i marrin në emër të edukimit të infermierit, Ai e di se çka vepron”, ka shkruar Duraku ndër të tjera në Facebook.

Ai ka thënë se kërkesat për të cilat edhe ka filluar grevën do të realizohen, sepse, sipas tij, infermierët e meritojnë trajtimin e dinjitetshëm, e jo si “skllavër”./Gazeta Sinjali/

DORËHEQJE NGA VENDI I PUNËS NË QKUK Miërpo in shaa Allah këtu jam ende o gjallë, mejse me 66kg nga 84 sa kisha para…

Posted by Enlirat K. Duraku on Sunday, January 3, 2021