Mjeku Pëllumb Pipero, ka thënë se ka disa studime që dëshmojë se ngritja e temperaturave ul transmetueshmërinë e virusit. Më tej, mjeku infeksionist tha se në këtë periudhë është më mirë për t’u ekspozuar.
“Ka disa studime që dëshmojë se ngritja e temperaturës me një gradë ul transmetueshmërinë e virusit me 1.7 %. Treguesit e epidemisë dëshmojnë se janë të gjithë në rënie”, tha aiz
“Kemi më pak të sëmurë dhe më pak të shtruar, si dhe kemi në pak raste. Këta janë indikatorë shumë të mirë, që më bëjnë mua të besoj se këtij virusi i ka rënë virulenca. Në këtë periudhë është më mirë për t’u ekspozuar ndaj diellit”, tha Pipero i ftuar në “360gradë” në RTV Ora. /Gazeta Sinjali/