image Infektologu Izet Sadiku emërohet u.d. i drejtorit të Klinikës Infektive

Shëndetësi

Infektologu Izet Sadiku emërohet u.d. i drejtorit të Klinikës Infektive

news image

Infektologu Izet Sadiku është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për emërimin e tij në këtë pozitë e ka konfirmuar vetë Sadiku, i cili tha se vendimi për caktimin e tij në këtë post është marrë dje.

“Po, jam emëruar ushtrues detyre i drejtori të Klinikës Infektive në QKUK. Emërimi im u bë dje”, tha Sadiku.

Klinika Infektive deri tani ka qenë nën udhëheqjen e infektologes Sadije Namani, pasi që para një kohe të shkurtër nga kjo pozitë dha dorëheqje u.d. e drejtoreshës, Lindita Ajvazaj Berisha./Gazeta Sinjali/