Infektologu Arben Vishaj është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës Infektive në QKUK, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar vet Vishaj, i cili tha se e ka pranuar këtë pozitë gjatë ditës së enjte.
Emërimi i tij vjen pas dorëheqjes së Izet Sadiku, i cili mbajti këtë pozitë për rreth 3 muaj. Sadiku poashtu ishte emëruar ud. pas dorëheqjes së Lindita Ajazi-Berishes. /GazetaSinjali/