image Infektohet me koronavirus edhe një deputet i LDK-së

Kosovë

Infektohet me koronavirus edhe një deputet i LDK-së

news image

Edhe një deputet i Kuvendit të Kosovës ka konfirmuar se është infektuar me koronavirus. Bëhet fjalë për Shkumbin Gashin nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Gashi ka thënë se nga e hëna është në vetizolim dhe nuk ka asnjë simptomë.

“Të dashur miq e familjar, ju njoftoj se që nga e hëna jam vetizoluar me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit pasi që kam dyshuar pas disa kontakteve që kam pasur. Dhe jo qe kam pasur ndonjë shenjë apo simptomë të virusit. Pasi që kam rezultuar pozitiv, vazhdojë të jem i vetizoluar prap, pa shenja apo simptoma të këtij virusi tinzar”, ka shkruar Gashi në Facebook. /GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/shkumbin.gashi1/posts/4864120753614123?__cft__[0]=AZX8k_dkYcV8O7SqpU9DOaIk_rBE0WhD81gcrJSVjZtUAdFtdIuIQURpYhmcFBmT0giNAyQW6rM64VErqS-0ZoCTZlWVsHpFQeuH5Coi0GfaK-mt4o-JQDpgQgI4yHvvSs8&__tn__=%2CO%2CP-R